Royns Architecture Studio është një studio Projektimi
Royns Architecture është një studio projektimi me vendodhje në Tiranë, Shqipëri, e fokusuar tek inovacioni, kërkimi shkencor dhe menaxhimi i projekteve në fushat e Arkitekturës, Urbanistikës, Inxhinierisë dhe zhvillimit. Royns Architecture u themelua në vitin 2015 nga një grup i ri arkitektësh të spikatur, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin për të krijuar një sinergji idesh. Ne jemi maksimalisht të përkushtuar dhe qëllimi ynë është të kontribuojmë për një mjedis të ndërtuar më mirë. Besojmë se inovacioni në këtë fushë ofron shumë potencial dhe mundësi. Ne e shohim arkitekturën si një instrument që përmirëson jetën e përditshme në aspektin e sjelljes sociale, të ardhurave ekonomike dhe ndikimit kulturor.
KUSH JEMI…
Royns Architecture ofron sisteme inteligjente të ndërtuar mbi teknologjinë e fundit dhe AI – në përputhje me nevojat e një tregu që ne besojmë se do të fokusohet gjithnjë e më tepër drejt cilësisë dhe harmonisë me mjedisin.
Në tregun privat ne ofrojmë zgjidhje të integruara në ndërtimtari vilash dhe ndërtesash, që përbashkojnë dizajnin arkitekturor, ndërtimin fizik, projektimin dhe instalimin e sistemeve më të avancuara të një standarti Smart – një qasje e cila optimizon cilësine e ajrit, ndriçimin, konsumin e energjisë dhe sigurinë fizike dhe mikroklimatike, përmirëson thelbësisht cilësinë e jetës dhe garanton një qëndrueshmëri mjedisore të admirueshme për qytetarët e shekullit të 21-të.
Royns Architecture ju ofron kompanive publike të shërbimeve (Utilities) një seri instrumentash të monitorimit, kontrollit, shërbimit dhe mbrojtjes së aseteve – përmes menaxhimit të optimizuar të të dhënave – sidomos në fushën e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë.
Royns Architecture sjell në mjedisin shqiptar standartin më të lartë botëror të monitorimit të kushteve.
Kur është fjala për monitorimin e kushteve, për shkarkimet pjesore, paisjet e mbrojtjes së aseteve dhe produktet e informacionit në fushën e gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, Royns Architecture ofron një paketë të pakonkurueshme në cilësi, çmim, shërbim dhe përgjigje ndaj nevojave të klientëve institucionalë.
